22/12/2024

Fatmir Mediu u kërkon falje familjarve të vimtimave të Gërdecit

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Fjalën e tij përpara gjykatës, Mediu e nisi me një ndjesë ndaj familjarëve të viktimave, për të cilët tha se do të donte ta zhbënte atë ngjarje por që nuk ka forcë.

Mediu theksoi se ka përgjegjësi morale në lidhje me ngjarjen dhe për këtë ka dhënë dorëheqjen në kohën që ka ndodhur shpërthimi. Për sa i përket përgjegjësisë penale Mediu theksoi se është i pafajshëm dhe akuza e SPAK për “Shpërdorim detyre” është e pabazë.

Ai nënvizoi se ka qenë gjithmonë në dispozicion të drejtësisë për këtë çështje, por tashmë afatet ligjore kanë kaluar dhe çështja duhet të ishte parashkruar.

“Që prej 15 Marsit të vitit 2008, jeta e disa prej njerëzve që janë sot në këtë sallë, ka ndryshuar rrënjësisht.

Pas shpërthimit në Gërdec, shumë prej tyre përjetuan ngjarje të rënda, deri në humbjen tragjike të njerëzve të tyre të dashur.

Kjo ngjarje tragjike ndryshoi gjithashtu jo pak jetën time dhe të familjes sime.

Që prej asaj dite në mendjen dhe në shpirtin tim rëndon pesha e dhimbjes dhe vuajtjes së këtyre familjeve, të cilëve përulësisht ju rikërkoj një ndjesë të madhe për çfarë ndodhi dhe ju shpreh gjithë keqardhjen time të thellë njerëzore.

Edhe pse, as me dashje dhe as nga pakujdesia, nuk janë veprimet, apo mosveprimet e mia, apo dhe interesi im personal, ato që shkaktuan, apo ndikuan në shpërthimin në Gërdec, përsëri si ministër i Mbrojtes, unë kam njohur dhe kam pranuar dje dhe pranoj sot përgjegjësinë time të plotë morale për çfarë ndodhi.

Në reflektim të kësaj përgjegjësie, si dhe prej dhimbjes së madhe për jetët e humbura, unë dhashë dorëheqjen nga detyra e ministrit të mbrojtjes.

Jam i keqardhur që aktin e dorëheqjes time si ministër dhe më pas sjelljen dhe qëndrimin tim të përulur në lidhje me tragjedinë, grupime të caktuara politike dhe jopolitike, e kanë parë si akt dhe sjellje dobësie dhe si reflektim të një individi me faj.

Kam zgjedhur të jem i kursyer në shpjegimet e mia publike dhe të shmangë sa të mundem të flas për ngjarjen.

Me bindjen se shpjegimet dhe të vërtetat e mia rreth ngjarjes, për familjen Durdaj dhe të tjerët, jo vetëm nuk do të ishin një lehtësim i dhimbjes së tyre, por përkundrazi.

Për familjarët e viktimave dhe të dëmtuarit në Gërdec, shteti është përgjegjësi që nuk mbrojti jetët e familjarëve të tyre.

E për ta, shteti në këtë rast është Ministri.

Ndaj, kundrejt tyre unë nuk kam çfarë të them. Do desha shumë ta zhbëja atë që ndodhi, por nuk kam asnjë forcë, veçse tju shprehë edhe njëherë, keqardhjen e madhe dhe ndjesën e thellë për cfarë pësuan nga tragjedia e 15 Marsit”, tha Mediu.

Mediu është vendosur nën akuzë nga SPAK për çështjen “Gërdeci”, ku nga shpërthimi i ndodhur në fabrikën e municioneve atje, humbën jetën 26 persona. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...