10/03/2025

Ilir Meta pretendon se me ndryshimin e rregullores po synohet asgjësimi i opozitës

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sot deputetët e mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë miratuan ndryshimet e rregullores së Kuvendit e cila u karakterizua përsëri me kaos.

Në ndryshimet e reja, deputetët që thyejnë rregullat do të përjashtohen jo më 10 ditë maksimumi, por deri në 60 ditë.

Për këto ndryshime ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ai shkruan se pezullimi i mandateve të deputetëve në këtë mënyrë antikushtetuese është i papranueshëm.

“Ndryshimet e njëanshme të Rregullores së Kuvendit të bëra në mënyrë arbitrare dhe përjashtuese synojnë asgjësimin e opozitës dhe parlamentarizmit. Ndaj pezullimi i mandateve të deputetëve në këtë mënyrë antikushtetuese është i papranueshëm. Vetëm plotësimi i kërkesave të opozitës rikthen normalitetin në Kuvend dhe garanton rolin e tij kontrollues ndaj qeverisë”, shkruan Meta. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...