27/07/2024

Përsëri kaos dhe tym në Kuvendin e Shqipërisë, miratohet rregullorja për përjashtimin e deputetëve me nga dy muaj

të fundit...

- Advertisement -spot_img
Vetëm tetë minuta ka zgjatur seanca e sotme plenare në Kuvenin e Shqipërisë, e shoqëruar përsëri me kaos dhe tymuese të hedhura nga deputetët e opozitës.

 

Seanca u mbyll pa diskutime për shkak të kaosit të krijuar nga deputetët e opozitës.

Megjithatë, deputetët e mazhorancës kanë arritur të miratojnë me 74 vota pro rregulloren e re për Kuvendin e cila parashikon masa më të forta ndëshkuese për deputetë të cilët krijojnë kaos të Kuvend.

Sipas ndryshimeve të reja, deputetët mund të përjashtohen deri në dy muaj nga punimet e Kuvendit në rast të shkeljes së rregullores.

Socialistët javën e kaluar depozituan me procedurë të përjashtuar në Kuvendin e Shqipërisë disa ndryshime në rregulloren e Kuvendit, ku nga 10 ditë përjashtimi, me miratimin e ditës së sotme të rregullore së re dhe ndryshimeve të saj, deputetët që nuk do kenë një sjellje normale në Kuvendin e Shqipërisë, mund të përjashtohen nga 30-60 ditë nga Kuvendi. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...