21/12/2024

Haziri i shqetësuar për Asociacionin: Më e pakta që mund të ndodh është krijimi i një niveli të tretë të pushtetit

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se draftstatuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i propozuar nga euro-amerikanët ka shumë probleme.

Sipas tij shqetësimet kryesore janë referimi i rezolutës 1244 në preambulën e dokumentit si dhe komisioni i arbitrazhit.

Haziri gjithashtu tha se më e pakta që mund të ndodh në bazë të këtij dokumenti është krijimi i një niveli të tretë të pushtetit dhe ndarja e brendshme e Kosovës.

Megjithatë, ai potencoi se Gjykata Kushtetuese duhet të jep verdiktin e fundit për përputhshmërinë e këtij drafti me Kushtetutën.

“Natyrisht se kemi nxjerr shqetësimet tona, prej preambulës në dokument ku barazohen palët në referim. Rezoluta 1244 në Kosovë është një dokument i fjetur dhe vetëm për një arsye ekziston për shkak të prezencës së KFOR-it në Kosovë. Tash është rikthyer përkundër një marrëveshje ndërkombëtare për referim dhe emërim na bënë me kuptu se ky është shqetësimi i parë dhe ndoshta kryesori… Çështja tjetër që ne e shohim me shumë shqetësim është arbitrazhi. Arbitrazhi që do të shqyrton të gjitha kërkesat dhe do të merret me interpretim dhe anashkalon sistemin juridik, institucionin e gjyqësorit në Kosovë, të gjitha shkallët e saj dhe natyrisht titullarin që është Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si ministri e linjës që përfshinë edhe qeverinë. Këto dy çështje janë ato dy që ne i kemi nxjerr si shqetësim, por ka edhe disa probleme të tjera… Më e vogla është niveli i tretë i pushtetit dhe më e vogla si pritje është ndarja e brendshme e Kosovës, sipas këtij dokumenti. Kjo është më së paku që mund të ndodh. Por në implementim, në detaje jo vetëm që fshehën shumë çështje dhe interpretuesi i kësaj marrëveshje është BE-ja. BE-ja do të jetë organ implementues dy vitet e para, në disa profesione edhe pesë vite, jo vetëm mbikëqyrës por edhe ndërtues dhe zbatues si dhe autoritet interpretues”, tha Haziri.

Derisa po komentonte deklaratat e ndryshme të krerëve të shtetit për draftin e Asociacionit, ai tha se të njëjtit qëllimisht po bëjnë deklarime të ndryshme publikisht për të krijuar huti, mirëpo në thelb janë në pozicion politik.

“Treshja apo trojka në Prishtinë që përfshinë kryeministrin, kryekuvendarin dhe presidenten kanë qëndrime të dallueshme në publik, por në thelb të saj unë besoj se janë një pozicion politik. Nuk ka nevojë Kosova me vazhdu me u lodh politikisht me deklarata të tilla duke krijuar besim dhe duke dhënë shpresa të rrejshme. Ose ka pranim të marrëveshjes ose nuk ka. Pranim të marrëveshjes ka, kryeministri i Kosovës e ka pranuar draftstatutin dhe ka qëndrim për atë çështje. Arsyetime dhe detaje nuk ka dhënë, por të themi se ky është pozicion. Të tjerët që dalin me deklarata është kakofoni dhe jo më shumë”, theksoi nënkryetari i LDK-së.

Sipas Hazirit, sekuencimi i zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit po ndodh në teren.

Ai përmendi çështjen e targave të automjeteve dhe energjisë si fazë fillestare, ndërsa tha se tani janë pritjet tek Qeveria sa i përket Asociacionit.

“Sekuencimi i marrëveshjes Kurti-Vuçiq po ndodh në implementim. Targat e automjeteve janë duke ndodhur me leje të Beogradit, praktikisht është duke u zbatuar marrëveshja që nënkupton edhe dokumentet dhe ju e dini një qëndrim të BE-së kohëve të fundit, lidhur me pasaportat e qytetarëve serb që jetojnë në Kosovë që e kanë një shenjë identifikuese si qytetarë të Kosovës do të pranohen në procesin e liberalizimit të vizave të barasvlershme me pasaportën e Kosovës, pa asnjë lloj procesi apo vlerësimi për atë dokument. Ajo çka është më e rëndësishme është se ndodhi marrëveshja mes KEDS-it dhe Elektrosever lidhur me zbatimin e marrëveshjes së energjisë. Praktikisht një lloj implementimi ka filluar dhe arsyetime më nuk kemi…Tani krejt pritjet janë që Qeveria duhet të bën hapin para. A ka komente apo jo qeveria e ka lënë në mjegull pasi ju e dini herën e fundit u tha nga zotëri Bislimi se nuk është folur për draft-statutin apo komentet, por për sekuencim”, deklaroi Haziri.

Ai shtoi se LDK-ja do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentes Osmani për të diskutuar në lidhje me draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. /Kosovapress/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...