“Nxënësit nga klasa e parë mbulohen plotësisht, për të dytën dhe të tretën, ndërsa e katërta dhe e pesta janë pjesërisht. Nga tekstet e vjetra, atyre që ndjekin sistemin e vjetër arsimor rrallëherë u plotësohen tekstet. Ata përdorin tekstet e vjetra. Për klasën e gjashtë kanë arritur vetëm tekstet për shkencat natyrore, matematikën dhe maqedonishtjën, kurse lëndët e tjera nuk i kemi marrë”, u shpreh Liliana Eftimovska-drejtoreshë e SH.F “Grigor Prliçev”.
Mësuesit thonë se në mungesë të teksteve bie edhe cilësia e procesit arsimor. Ata duhet t’u diktojnë mësimet nxënësve, gjë që kërkon kohë shtesë në klasë.
“Mësuesit nuk mund t’u kërkojnë nxënësve njohuri më të mëdha, por vetëm që ua kanë dorëzuar. Aq sa marrin shënime në një fletore”, theksoi Marina Gjorgoska, drejtore e SH.F “Hristo Uzunov”.
Ministri i Arsimit Shaqiri fillimisht siguroi se do të ketë tekste në fillim të vitit shkollor, pastaj në fund të shtatorit, por premtimi nuk u realizua as në fund të gjysmëvjetorit të parë./Alsat/