05/02/2025

Qeveria në Gaza: Izraeli goditi Rripin e Gazës me 65 mijë tonë eksploziv

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ushtria izraelite ka përdorur eksploziv (shpërthyes) që tejkalon 65 mijë tonë, përfshirë bomba të ndaluara ndërkombëtarisht në sulmet që vazhdon prej rreth 3 muajsh ndaj Rripit të Gazës.

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për media e qeverisë në Gaza thuhet se “Avionët luftarakë të shtetit pushtues kanë lëshuar mbi 45 mijë raketa dhe bomba gjatë luftës gjithëpërfshirëse gjenocidale kundër Rripit të Gazës. Disa prej tyre peshonin një ton shpërthyes dhe shteti pushtues me këto ka bombarduar qëllimisht zonat e vendbanimeve”.

Më tej në deklaratë tërhiqet vëmendja se ka tejkaluar 65 mijë tonë pesha e shpërthyesve që ushtria izraelite ka përdorur në sulmet ndaj Gazës. “Pesha e shpërthyesve që ushtria pushtuese ka hedhur në Rripin e Gazës ka tejkaluar 65 mijë tonë. Kjo është më shumë se pesha dhe fuqia e tre bombave bërthamore si ato të hedhura në Hiroshima të Japonisë”, thuhet në deklaratë.

Lidhur me përdorimin e bombave të ndaluara ndërkombëtarisht, në deklaratë bëhet e ditur se bombat në fjalë “krahas rreziqeve mjedisore që vijnë nga lëshimi i rrezatimit toksik, shkaktojnë dëme të përhershme si deformim dhe paaftësi tek të plagosurit si dhe viktima të shumta dhe plagosje brenda sekondave”.

Në deklaratë i bëhet thirrje komunitetit dhe organizatave ndërkombëtare që të “ndalojnë luftën gjithëpërfshirëse gjenocidale të Izraelit kundër civilëve, fëmijëve dhe grave gjatë sulmeve të tij që vazhdojnë prej 89 ditësh”.\mesazhi.com\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...