22/12/2024

Ushtria izraelite vendos nën rrethim qytetin Khan Younis në jug të Gazës

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ditët e fundit, ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet në qytetin Khan Younis, për të cilin më parë pretendonte se ishte një “rajon i sigurt”, ndërsa në fillim të muajit të kaluar e shpalli atë “zonë lufte”

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se trupat e saj tokësore kanë vënë nën rrethim qytetin Khan Younis, vendbanimin më të madh në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Ditët e fundit, ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet në qytetin Khan Younis, për të cilin më parë pretendonte se ishte një “rajon i sigurt”, ndërsa në fillim të muajit të kaluar e shpalli atë “zonë lufte”.

Ditët e fundit, Khan Younis ka qenë objektiv i sulmeve të ashpra izraelite nga toka, ajri dhe deti.

“Forcat izraelite kanë kryer sulme në shkallë të gjerë në 24 orët e fundit dhe Khan Younis është i rrethuar nga trupat tokësore”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.

Khan Younis gjithashtu ishte një strehë për dhjetëra mijëra palestinezë që muajt e fundit u larguan nga veriu i Rripit të Gazës. Tani ata përsëri janë të detyruar të kërkojnë një vend më të sigurt dhe u drejtuan në jug drejt qytetit Rafah.

Po ashtu edhe Rafah tashmë është arenë e një krize humanitare të shkaktuar nga fluksi i refugjatëve nga veriu, kështu që aktualisht ka 1.2 milionë banorë që është katër herë më shumë se popullsia e saj para fillimit të sulmeve izraelite.

Për shkak të infrastrukturës së pamjaftueshme, refugjatët në Rafah kryesisht jetojnë në vendbanime të përkohshme me tenda.\AA\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...