13/04/2024

Zelanda e Re do të dërgojë trupa në Detin e Kuq

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zelanda e Re ka njoftuar se do të dërgojë një ekip mbrojtës prej gjashtë anëtarësh në rajonin e Lindjes së Mesme për të ruajtur sigurinë detare në Detin e Kuq, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme të Zelandës së Re, Winston Peters dhe ministren e Mbrojtjes, Judith Collins, kryeministri Christopher Luxon tha se trupat nuk do të hyjnë në Jemen.

“Sulmet e Houthi-ve kundër anijeve tregtare dhe detare janë të paligjshme, të papranueshme dhe thellësisht destabilizuese”, tha Luxon.

Ai shtoi se ekipi i mbrojtjes “do të kontribuojë në vetëmbrojtjen kolektive të anijeve në Lindjen e Mesme, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, nga selitë operative në rajon dhe gjetkë”.

Dislokimi i trupave është i mandatuar të përfundojë jo më vonë se 31 korriku i vitit 2024.

Tensionet janë përshkallëzuar në Detin e Kuq mes sulmeve të rebelëve Houthi ndaj anijeve tregtare të dyshuara se kanë lidhje me Izraelin.

Rebelët Houthi thonë se sulmet e tyre synojnë të bëjnë presion ndaj Izraelit për të ndalur sulmet vdekjeprurëse në Rripin e Gazës, që kanë vrarë të paktën 25.490 palestinezë që nga ofensiva ndërkufitare e 7 tetorit nga grupi palestinez Hamas.

Muajin e kaluar, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, njoftoi krijimin e një misioni shumëkombësh, Operacionin Kujdestari i Prosperitetit, për të kundërshtuar sulmet e rebelëve Houthi.

Ditët e fundit, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar nisën sulme ajrore kundër objektivave të rebelëve Houthi në Jemen në hakmarrje për sulmet, të cilat kanë krijuar frikën e një periudhe të re të inflacionit dhe ndërprerje të zinxhirit të furnizimit.

Deti i Kuq është një nga rrugët detare më të përdorura në botë për dërgesat e naftës dhe karburantit. Ai përdoret për të kaluar tranzit midis Kanalit të Suezit të Egjiptit dhe Gjirit të Adenit, duke i lejuar anijet të shmangin rrugën shumë më të kushtueshme dhe më të gjatë përgjatë bregut jugor të Afrikës.\AA\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...