24/12/2024

Media izraelite: Netanyahu refuzoi kërkesën e Katarit për rritjen e ndihmës për Gazën

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka refuzuar të diskutojë kërkesën e Katarit për të rritur ndihmën humanitare ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në lajmin e televizionit izraelit “Channel 12”, thuhet se drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së (CIA), William Burns i ka përcjellë kryeministrit Netanyahu kërkesën e Katarit për të rritur ndihmën humanitare për palestinezët në Rripin e Gazës.

Netanyahu ka refuzuar të diskutojë çështjen deri kur të sigurojnë një provë se izraelitët që ndodhen peng në Gaza kanë marrë ilaçet që i janë dërguar atyre, njoftohet në lajmin ku nuk jepet detaj tjetër.

Në sulmet që Izraeli ka kryer ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, përfshirë të paktën 12.300 fëmijë dhe 8.400 gra janë vrarë 28.663 palestinezë si dhe janë plagosur 68.395 të tjerë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...