14/04/2024

Houthit e Jemenit: Kemi goditur një anije britanike në Gjirin e Adenit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Houthit të mbështetur nga Irani në Jemen njoftuan se kanë goditur nje anije britanike në Gjirin e Adenit në jug të vendit.

Zëdhënësi ushtarak i Houthive, Yahya Seri deklaroi se anija britanike, e vendosur në Gjirin e Adenit në jug të Jemenit, u godit nga një “raketë e përshtatshme detare”.

Duke thënë se sulmi është kryer në mbështetje të popullit palestinez, Seri theksoi se janë në proces të marrjes së masave shtesë për t’iu përgjigjur sulmeve të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe ndaj Jemenit.

Ende nuk ka informacione për pasojat e sulmit. Huthit njoftuan gjithashtu se forcat amerikane dhe britanike ndërmorën dje sulmin e dytë në qytetin Hudaydah, në Jemenin perëndimor.

Sipas televizionit “Al-Mesira”, i lidhur me Houthit, SHBA-ja dhe Britania kryen dy sulme në rajonin Al-Cebbane të qytetit Hudaydah në bregun e Detit të Kuq.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...