Opozita ka protestuar sërish përpara Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Protesta nuk ka qenë shumë paqësore, për shkak se nuk kanë munguar përplasjet me policisë, teksa ka kulmuar me hedhjen e molotovëve në derën kryesore të Bashkisë, duke shkaktuar një zjarr të madh.
‘Nga ky shesh po të paralajmërojmë se nëse vijon të mbrohesh me SPAK-un e kapur me polici që e ke shndërruar në badigardë personal tënd ta dish mirë do të hyjmë në zyrë ne e do të të arrestojmë ty dhe më pas Edi Ramën”, tha Blushi.
Kjo nuk është hera e parë që opozita, pjesa e Rithemelimit ka protestuar në derën e Bashkisë. Ky aksion i tyre ka nisur pas arrestimeve të disa ish-zyrtarëve të këtij institucioni për abuzim me detyrën për dosjen ‘5D’. /Telegrafi/