Kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor të okupuar ndaluan kamionët me ndihma që shkonin në Rripin e Gazës, që po lufton me urinë si dhe me bombardimet izraelite që kanë vazhduar prej muajsh, duke i hedhur ndihmat në rrugë, transmeton Anadolu.
Mungesa e ushqimit dhe uria në Gaza, e cila është nën sulme intensive izraelite, po përkeqësohet dita-ditës.
Raportohet se ka pasur një rënie serioze të numrit të kamionëve me ndihma që hyjnë në Gaza për shkak të pushtimit dhe mbylljes së Portës Kufitare Rafah nga forcat izraelite.
Teksa palestinezët në Gaza po luftojnë me urinë, izraelitët vazhdojnë të bllokojnë kamionët e ndihmave që shkojnë në rajon.
Sipas burimeve lokale, kolonët e paligjshëm hebrenj ndaluan në Bregun Perëndimor të pushtuar kamionët me ndihma që shkonin për në Gaza.
Kolonët hebrenj ndaluan kamionët dhe hodhën në rrugë ndihmat e planifikuara për të shkuar në Gaza.
Karvanët që transportojnë ndihma humanitare në Gaza janë shpesh në shënjestër të ekstremistëve izraelitë dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj.