Progresi teknologjik i Kinës nuk mund të ndalohet, i ka thënë presidenti kinez
Progresi teknologjik i Kinës nuk mund të ndalohet, i ka thënë presidenti kinez Xi Jinping kryeministrit holandez, Mark Rutte, gjatë takimit në Pekin.
“Populli i Kinës ka të drejta legjitime zhvillimi dhe asnjë forcë nuk mund ta ndalojë ritmin e përparimit shkencor e teknologjik të Kinës”, ka thënë Xi, raportoi CNBC.
Xi ka theksuar se Kina do të vazhdojë ta ndjekë një qasje favorizuese për të.
Marrëdhëniet mes Kinës dhe Holandës kanë qenë në tension që kur Holanda, bashkë me SHBA-në, bllokoi eksportet e çipave në Kinë për shkak të shqetësimeve se mund të përdoren për qëllime ushtarake.
Gjiganti teknologjik holandez ASML është ndaluar të eksportojë produktet e veta në Kinë deri tash. Pekini e kishte kritikuar Qeverinë holandeze duke i kërkuar që të mbante “një pozicion objektiv dhe të drejtë” si dhe “të mbrojë interesat e përbashkëta”.
Xi ka theksuar se Kina është e gatshme të bisedojë me Holandën dhe e nxiti palën holandeze që “të ofrojë një mjedis transparent biznesor për ndërmarrësit kinezë”.
kryeministrit holandez, Mark Rutte, gjatë takimit në Pekin.