04/02/2025

Opozita me kritika për Projektligjin për KPK-në, do të dërgohet në Kushtetuese

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Partitë opozitare po konsiderojnë se pushteti nuk i ka adresuar rekomandimet e Komisionit të Venecias për Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Në Komisionin për Legjislacion u tha se kjo nismë legjislative do të përfundojë sërish në Gjykatë Kushtetuese dhe se partia në pushtet nuk e ka seriozisht reformën në drejtësi.

Gjatë shqyrtimit të raporteve të komisioneve kryesore për këtë projektligj, deputetët e opozitës theksuan se po cenohet pavarësia e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Komisioni për Legjislacion ka miratuar raportet e komisioneve kryesore për Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka paralajmëruar që këtë projektligj do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, meqë theksoi se nuk janë marrë parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias.
- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...