NATO ka arritur një marrëveshje sa i përket financimit të një ndihme ushtarake për Ukrainën gjatë vitit të kaluar, që kap shumën e 40 miliardë eurove.
Reuters ka cituar një diplomat evropian që ka folur në kushte anonimiteti për këtë çështje.
Vendimi pritet të bëhet publik në samitin e NATO-s që do të mbahet javën e ardhshme në Washington.
Burimi gjithashtu tha se NATO është pajtuar që të hartojë dy draft raporte brenda vitit të ardhshëm për të përcaktuar se cilat vendet dhe me çfarë lloj ndihme do ta mbështesë Ukrainën – duke rritur transparencën në NATO. /Telegrafi/