Qeveria e Polonisë ka autorizuar ndërtimin e një pengese të re përgjatë kufirit 210 kilometra me enklavën ruse të Kaliningradit.
Ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak tha të mërkurën se kufiri duhet të “vuloset” në mënyrë që vendi të ndjehet i sigurt.
Masa vjen mes dyshimeve se Moska planifikon të lehtësojë kalimet e paligjshme të kufirit nga emigrantët aziatikë dhe afrikanë.
Blaszczak tha se vendimi erdhi pasi autoriteti rus i aviacionit nisi kohët e fundit fluturime nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut për në Kaliningrad.
Puna përgatitore për pengesën e re, të përkohshme ka filluar, duke përfshirë ushtarë polakë të specializuar në çminim. (euronews)