07/07/2025

Shqip, apo serbisht?!

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img
Ka kohë që e them se shqipja rrezikohet më shumë nga importimi i trajtave të huaja sintaksore, sesa nga importimi i fjalëve. Në këtë kontekst shqipja rrezikohet shumë nga trajtat sintaksore sllave. Derisa fjalët e importuara mund të identifikohen lehtë se nuk janë shqipe, trajtat sintaksore është më vështirë të identifikohen.
Prandaj edhe përvidhen brenda një gjuhe-shoqërie, sa me kalimin e kohës ngjajnë krejt të natyrshme, dhe kështu format e drejta të asaj gjuhe i lënë nën hije e të ngjajnë si të pazakonta.
Për shembull, shpeshherë na ka rastisur të dëgjojmë e lexojmë ndërtime sintaksore të sajuar me foljen “thirr”, “thirret”, “duke u thirrur”, “thirrja” etj., si: “Duke u thirrur në vlerat e luftës”; “Duke u thirrur në Kushtetutën e Kosovës”; “Thirrja në vlerat e UÇK-së”; “Qeveria e Kosovës thirret në të drejtën…”; “Burimet në të cilat thirret gazeta…” etj.
Kjo formë e ndërtimit sintaksor është e pastër sllave (përkthim i fjalëpërfjalshëm nga serbishtja – pozivajuči se na).
Format e drejta sintaksore shqipe ndërtohen me fjalët “mbështetet”, “bazohet” etj. Për shembull: “Duke u bazuar në vlerat e luftës”; “Duke u mbështetur në Kushtetutën e Kosovës”; “Mbështetja në vlerat e UÇK-së”; “Qeveria e Kosovës bazohet në të drejtën…”; “Burimet në të cilat bazohet (ose mbështetet gazeta)” etj.  Besni Jaha
- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...