Këtë fenomen neve e shohim çdo ditë, kur dalim në rrugë, qytet, qendra tregtare apo ku do që shkojmë. Shpeshherë shohim dorë të shtrirë, po ashtu degjojmë lutje të ndryshme të atyre që kërkojnë lëmoshë!
Ne kemi raste të shpeshta kur pyetemi se a obligohemi të iu ndihmojmë njerëzve të cilët na betohën në mënyra të ndryshme?!
Kur themi se i pasuri duhet të kërkojë të varfërin, e kemi për qellim se, sa e ke obligim në fenë islame për të ndihmuarë, duhet të shikosh se kë po e ndihmon dhe si po e ndihmon.
Pejamberi a.s. kur përmendi ata të cilët nuk iu refuzohet lutja, përmendi dhe të varfërin! Kur një i pasur shkon tek i varfëri dhe i ndihmon atij, atëherë lutjet nga i varfëri ndër to që i bën për të pasurin në këtë rast këto lutje nuk refuzohen!