21/11/2024

PËRKRAHJA E ZEMËRTHYERVE

të fundit...

- Advertisement -spot_img

– Ditëve të sotme zemërthyerit janë më shumë se një lloj, në mesin e të cilëve bëjnë pjesë të varfrit, të vejat dhe jetimët, kurse përkujdesja për ta llogaritet qetësim i ndjenjave dhe rehati për të sprovuarin prej tyre.

Ebu Berzeh, Allahu e mëshiroftë!, e jepte një enë të madhe me qullë në mëngjes dhe një tjetër në mbrëmje për të vejat, jetimët dhe të mjerit.*

Mensuri, mbreti i Marokos, Allahu e mëshiroftë!, i tubonte jetimët një herë gjatë vitit dhe jepte urdhër që çdo fëmijës t’i jepet një dinar, rrobë, kulaç dhe shegë.*

El-Kadij Muhamed ibën Alij el-Mervezij, Allahu e mëshiroftë!, njihej si rrobaqepës, për shkak se natën qepte për jetimët dhe të mjerët dhe këtë e llogariste lëmoshë.*

Ahmed ibën Alij er-Rifaij, Allahu e mëshiroftë!, tubonte drunj dhe me to shkonte te shtëpitë e të vejave.*

Dr. Muhamed el-Munexhid

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

(Marrë nga libri: Ngushëllimi i shpirtrave dhe largimi i mërzisë)

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...