23/12/2024

A duhen përdorur antibiotikët kur jeni me grip?

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një nga sfidat më të mëdha të shëndetit global është përdorimi pa kriter i antibiotikëve.

Një nga rreziqet më të mëdha që vijnë nga përdorimi pa kriter i këtyre barnave është nxitja e zhvillimit, shumimit dhe përhapjes së mikrobeve që u rezistojnë fort antibiotikëve.

Çdo vit në vendet e Bashkimit Evropian rreth 25.000 njerëz humbasin jetën nga infeksionet e shkaktuara me baktere rezistente ndaj antibiotikëve.

Përdorimi pa kriter i antibiotikëve jo vetëm probleme me infeksionet ekzistuese por shkatërrojnë dhe bakteret e mira në stomak që kanë si funksion ruajtjen e ekuilibrave në organizëm.

Këtu mund të lexoni më shumë mbi pasojat në organizëm të përdorimit të këtyre barnave.

Një ndër përdorimet më të gabuara të antibiotikut është në stinën e gripit dhe të virozave.

A Duhen Përdorur Antibiotikët Kur Jeni Me Grip?
Përdorimi i tepërt i antibiotikëve është shkaktar i fortë i rezistencës ndaj antibiotikëve.

Sipas studimeve, të cilave i referohet AgroWeb.org një e treta ose një e dyta e sasive të antibiotikëve të përdorur nga njerëzit është krejt e panevojshme.

Antibiotikët trajtojnë infeksione bakteriale dhe jo infeksione virale.

Shembuj të këtyre të fundit janë e ftohura, gripi, bronshiti, kolla, infeksionet e veshit, sinozitit.

Marrja e antibiotikëve kur keni një infeksion viral nuk e shëron atë, nuk parandalon sëmundjen e njerëzve të tjerë, mund të ketë efekte anësore dhe të shkaktojë rezistencë ndaj antibiotikëve.

Kur ju jeni prekur nga një infeksion viral, antibiotiku sulmon bakteret e gabuar që nuk shkaktojnë sëmundje.

Për më tepër, studimet mjekësore të cilave i referohet AgroWeb.org theksojnë se infeksionet që nxiten nga bakteret që u rezistojnë ilaçeve mund të shkaktojnë sëmundje të tjera më afatgjatë.

Pacienti mund të ketë nevojë të shtrohet në spital, mund të kërkojë më shumë kohë për tu shëruar dhe të ketë nevojë për vizita tek doktori.

A Ka Kura Të Shpejta Kundër Gripit?
Sipas ekspertëve, linja e parë e mbrojtjes kundër gripit dhe virozave të stinës është marrja e vaksinës së gripit.

Kur vaksina merret pak para nisjes së kësaj stine, ajo ul ashpërsinë dhe kohëzgjatjen e simptomave të gripit.

Linja e dytë e mbrojtjes janë barnat anti-virale, të cilët janë shumë efikase kur merren brenda 48 orëshit të parë të shfaqjes së simptomave.

Këto barna shkurtojnë kohëzgjatjen e gripit me 1-2 ditë nëse përdoren që në fillim të shfaqjes së simptomave.

Ekspertët paralajmërojnë se në tregun farmaceutik nuk ka asnjë kurë të shpejtë kundër gripit që e largon atë brenda ditës.

Sipas tyre, në rastin e gripit dhe për çdo sëmundje tjetër, barnat duhet të shoqërohen me ushqime dhe pije të shëndetshme për t’i dhënë organizmit forcë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...