22/10/2024

A mund të sabotojnë Houthit kabllot nënujore?

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Houthit e Jemenit nuk e kanë fshehur vendosmërinë e tyre për t’u hakmarrë kundër perëndimit për sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA-të që synojnë vendet e lëshimit të raketave dhe dronët.

Ishte përgjigja amerikane ndaj më shumë se 30 sulmeve nga Houthi ndaj anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, të cilën ata e justifikuan duke mbështetur palestinezët në Gaza.

Siç raporton BBC, tani ekziston rreziku i një përshkallëzimi tjetër.

Qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit ka paralajmëruar se Houthit, të cilët pushtuan pjesën më të madhe të Jemenit në vitin 2014, tani po kërcënojnë të sabotojnë kanalet kryesore të komunikimit nënujor, duke përfshirë lidhjet e internetit, që kalojnë nën Detin e Kuq që lidhin Azinë me Evropën.

Paralajmërimi erdhi pasi një hartë që tregon rrugët e kabllove nënujore në Detin e Kuq u publikua në një kanal të lidhur me Houthis në Telegram.

Qeveria e Jemenit pretendon se Houthit do të ishin më se të lumtur t’i sabotonin ato kabllo, vetëm sikur të mundnin.

Në kanalin e lartpërmendur Telegram, u njoftua se Houthit kishin qasje të lehtë në hartat që tregonin kabllot e komunikimit nënujor që kalonin pranë brigjeve të tyre, në një ngushticë që është vetëm 32 kilometra e gjerë.

Por kabllot me fibra optike, të cilat përbëjnë 17 për qind të trafikut të internetit në botë, shtrihen në shtratin e detit kryesisht qindra metra nën sipërfaqe, shumë përtej mundësive të zhytësve.

Si SHBA ashtu edhe Rusia mendohet se kanë aftësinë detare për t’i ndërprerë. Kjo do të kërkonte veprimin e një nëndetëse në det të thellë në mënyrë që kabllot të mund të priten.

Gjatë tetë viteve të fundit, ata kanë shënjestruar Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Izraelin, luftanijet amerikane dhe britanike, si dhe çdo anije që dyshohet se është e lidhur me Izraelin, SHBA-në ose Britaninë e Madhe. Por britanikët pretendojnë se Irani nuk ka kapacitet për një veprim të tillë.

“Nuk ka asgjë që kam parë në arsenalin detar të Iranit që mund t’i kërcënojë këto kabllo, veçanërisht jo nëndetëset e tyre”, thotë ish-komandanti i marinës britanike Tom Sharpe.

Ndihma e Houthive për të sabotuar kabllot e internetit nënujore të botës do të ishte një veprim shumë i rrezikshëm për Iranin, dhe për momentin, Teherani dhe Uashingtoni e kanë bërë të qartë se nuk duan konflikt të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...