08/10/2024

Miell, vezë dhe para, seanca e Kuvendit të Shqipërisë përmes fotove

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një seancë edhe më e pazakontë u zhvillua sot në Kuvendin e Shqipërisë, si brenda ashtu edhe jashtë godinës.

Si fillim, deputetët e grupit të Gazment Bardhit dhe mbështetësit e Sali Berishës u mblodhën jashtë Kuvendit, por nuk u lejuan nga garda të futen brenda. Si kundërpërgjigje Flamur Noka hodhi miell drejt tyre, ndërsa nuk kurseu as sekretarin e Përgjithshëm, Genc Gjonçaj.

Më pas brenda Kuvendit, mes zhurmës dhe kaosit, deputeti Dashnor Sula, me në veshje të pazakontë, i mbuluar me para fallco dhe reklama lotarie, hodhi lekë drejt ministrave.

Deputetët e PS-së rrëzuan me votë propozimin e Lulzim Bashës për t’i dhënë 50 milionë dollarë ndihmë Kosovës, ku ky i fundit u largua menjëherë nga Kuvendi.

Pas mbylljes së seancës, e cila zgjati rreth 25 minuta, jashtë Kuvendit, Flamur Noka goditi me vezë automjetin e ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe më pas të sekretarit të Përgjithshëm, Genc Gjoçaj. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...