Opinionisti dhe themeluesi i “Demokracia Konservatore”, Abdullah Klinaku përmes rrjetit social facebook, ka kërkuar që të formohet edhe një ministri e re, minsitria e familjes!
Postimi i plotë i Klinakut në facebook:
Pasi kalojnë pak ditë e pasi imponohen disa dorëheqje dhe të flasim nëpër media mbyllet diskutimi real dhe serioz që është duke e cënuar familjen dhe të rinjtë e vendit tonë.
Pa një projekt gjithëpërfshirës e shumë faktorësh që duhet funksionalizuar as nuk pritet të ketë parandalim të rasteve sikur se këto.
1. Edukimi – duke filluar nga edukimi fetar dhe medial nëpër shkolla.
2. Sistemi i vlerave morale duke ruajtur ato pozitivet dhe duke seleksionuar të rejat për adaptim midis tyre.
3. Legjislacioni – reformimi substanacial i legjislacionit që rritë sigurinë dhe garanton sistem të pashkëputur të përkujdesit.
4. Ndalimi i çdo forme të gjykimit dhe pleqnimit të rasteve me Kanun.
5. Themelimi i Ministrisë së Familjes me kompetenca të qarta dhe buxhetim të nevojshëm.
6. Përcaktimi i kategorisë buxhetore që mbështet, financon dhe strehon rastet e nevojshme.
7. Përcaktimi buxhetor për ndihmë juridike, psikologjike e psikiatrike për rastet e nevojshme.
Problemi serioz dhe kompleks kërkon edhe zgjidhje serioze dhe gjithëpërfshirëse!/rti