Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar mëngjesin e kësaj të enjteje ankimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me ndryshimin e masës së sigurisë.
Në këtë formë mbetet të fuqi vendimi i Gjykatës së Shkallës së parë që do të thotë se ish-kryeministri do të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpie.
Kujtojmë se Sali Berisha është në “arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit 2023. Kjo masë kundër tij u mor pasi ai nuk zbatoi masën e detyrim paraqitjes, duke refuzuar të shkojë në SPAK.
Berisha është person nën hetim për korrupsion në lidhje me çështjen “Partizani”. Për të njëjtën çështje është në “arrest shtëpie” edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, ndërsa ndërtuesit Fatmir Bekteshi i është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. /Telegrafi/