19/04/2024

Arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së në Merdar, Haxholli: Serbia nuk arreston por kidnapon, persekuton dhe monton

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli ka komentuar arrestimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së në Merdar, Hasan Dakaj.

Haxholli në një postim në Facebook, ka shkruar se Serbia nuk arreston, por kidnapon.

“Serbia nuk arreston, Serbia kidnapon. Serbia nuk gjykon, Serbia persekuton. Serbia gënjen, Serbia monton. Serbia vret, Serbia kriminalizon. Të jemi të qartë, në kontekst të së drejtës së aplikuar dhe praktikave ndërkombëtare, statusi i Hasan Dakaj, i Nezir Mehmetit, dhe i kujtdo që ndalohet dhe arrestohet në Serbi, cilësohet si kidnapim. Serbia nuk ka juridiksion mbi qytetarët e Republikës së Kosovës. Nuk ka pasur kurrë, nuk do të ketë asnjëherë”, ka shkruar Haxholli.

Ai më tej ka theksuar se për shqiptarët e Republikës së Kosovës, Serbia është një ‘burg’ i hapur, ku qarkullimi në këtë territor mund të përfundoj në çdo moment në burgjet ku mbyllen dyert.

“Kosova është dosja e tyre e preferuar. Nëse ju duhen pamje, e gjejnë një foto a xhirim të ndonjë ish pjesëtari të UÇK-së, i cili ngjason me personin e akuzuar, pastaj e porosisin një vlerësim, gjoja forenzik. Vlerësuesit i porosisin që para gjyqit të vijnë më konstatimin që nuk janë të sigurte 100%, por që disa nga pjesët e fytyrës së të akuzuarit ngjasojnë me pamjen në foto. Ping – pongu i tyre me dëshmi dhe me dëshmitarë është cinik, fyes dhe i pafund”, ka shkruar Haxholli.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...