18/06/2024

Arrestohet në Turqi narkobosi shqiptar Dritan Rexhepi

të fundit...

- Advertisement -spot_img
Ministri i Brendshëm i Türkiyes, Ali Yerlikaya, njoftoi se kreu i organizatës së drogës “Kompania Bello”, Dritan Rexhepi, i cili kërkohej me buletin të kuq për shumë krime të kryera, është arrestuar në operacionin e emëruar “Kartel” në Istanbul, transmeton Anadolu.

Në një postim në rrjetet sociale, Yerlikaya njoftoi se Dritan Rexhepi, lideri i kartelit ndërkombëtar të drogës “Kompania Bello”, që trafikon drogë nga Amerika e Jugut në Evropë, ishte në kërkim ndërkombëtar me buletin të kuq nga autoritetet gjyqësore shqiptare dhe italiane për krimet “Vrasje me paramendim, drogë, kidnapim, heqje lirie, falsifikim te dokumenteve të udhëtimit, armë dhe municione”.

Ministri turk tha se janë të vendosur që ta pastrojnë Türkiyen nga organizatat kriminale dhe narkotrafikantët kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Autoritetet e sigurisë kanë konstatuar se Rexhepi ka hyrë në Türkiye nga Aeroporti i Istanbulit me pasaportë të Kolumbisë me emër Benjamin Omar Perez Garcia.

“Për kapjen e Dritan Rexhepit menjëherë u organizua operacioni ‘Kartel'”, shkroi Yerlikaya.

Yerlikaya gjithashtu njoftoi se me policinë e Italisë kanë bërë shkëmbim të inteligjencës, me ç’rast Dritan Rexhepi është arrestuar me operacionin “Kartel” në rrethin Beylikdüzü të Istanbulit. Ai uroi pjesëtarët e policisë për operacionin.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...