29/05/2024

Kurti takon përfaqësues të Presidencës së Bosnjë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në shtetin e Francës.

Ai gjatë qëndrimit në Francë ka takuar kryetarin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljko Komshiq dhe anëtarin Denis Beçiroviq.

Kurti ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar mbi rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve të Procesit të Berlinit, në mënyrë specifike për marrëveshjen për lëvizje të lirë dhe letërnjoftim.

“Falënderoj kryetarit të Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Zheljko Komshiq dhe anëtarin e Presidencës, Denis Beçiroviq, për një takim produktiv.

Kemi diskutuar mbi rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve të Procesit të Berlinit, në mënyrë specifike për marrëveshjen për lëvizje të lirë dhe letërnjoftim’’, shkroi Kurti

Theksojmë se mbrëmë me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili ka bërë hapjen e Forumit, të enjten në mbrëmje Kurti ka qenë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...