25/06/2024

Arretohet 24 vjeçari në Tiranë i cili shpërndante drogë afër shkollave

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në Tiranë u arrestua një 24 vjeçar pasi që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempulli” ka rënë në pranga L. S.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 24-vjeçarit dhe kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë të ndarë në doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në afërsi të shkollave, në zonën e Kombinatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...