18/06/2024

Atentat në zv.presidentën e Argjentinës, të gjithë të tronditur

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zëvendëspresidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner, i shpëtoi për pak atentatit pasi një plumb u ngec në tytë, ndërsa një burrë mbante një armë drejt saj.

Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez, tha se arma ishte e mbushur me pesë plumba, por plumbi u bllokua në tytë kur atentatori tërhoqi këmbëzën.

Identiteti i sulmuesit u zbulua dhe bëhet fjalë për shtetasin brazilian Fernando Sabag Montijel (35). Ai u arrestua nga Policia Federale e Argjentinës.

Atentati ka ndodhur gjatë një mitingu të mbështetësve të saj. Përpara shtëpisë së saj prej disa ditësh po zhvillohen tubime, si kundërpërgjigje ndaj procesit që po zhvillohet, ku ajo akuzohet për korrupsion.

Një zëdhënës i policisë tha se arma është gjetur pak metra larg vendit të ngjarjes.

Burri u përpoq të tërhiqte këmbëzën dy herë, por arma nuk shkrepi.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...