05/02/2025

Balje e ashpër për performancën e hapjes së “Dokufest”: Çka nuk është normale, mos na i bëni moderne

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në hapjen e festivalit “Dokufest” në Prizren një grup kanë përformuar duke kërkuar të drejta për komunitetin transgjinor.

“Trans Rights Now” ishte mbishkrimi i njëri nga përformuesit, ku disa nga ta kanë dalë në skenë nudo.

Kjo përformancë e hapjes ka ngjallur reagime të ashpra të qytetarëve, ku ndër ta deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka thënë se “gjërat që nuk janë normale, mos na bëni t’i pranojmë si moderne.”

Ajo tutje ka shkruar duke thënë që të mos prekin në frymën tradicionale dhe kulturore të Prizrenit.

“Për gjërat që nuk janë normale, mos na bëni t’i pranojmë si moderne. Mos e prekni frymën e Prizrenit tradicional dhe kulturor! Pavarësisht se çfarë lloj Fest është, ju nuk keni të drejtë të shfrytëzoni momentin për ta paraqitur këtë! As në Prizrenin tim, as askund. P.S. Shpresoj që organizatorët të mos i kanë sjellë fëmijët e tyre , të mitur, me vete në hapjen e kësaj.” – ka shkruar Balje.

Ndërkaq, kryetari i Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha, ka pyetur se “a po ju vjen marre kur po i shihni këto pamje?”

“Si po ndiheni ju që ishit në hapje të Dokufestit? A po ju vjen marre tash kur po i shihni këto pamje e mesazhe që po jipen aty? A keni qef fmijtë e juaj me qenë të tillë? A po e shihni se jeni tu ja ba argatin dreqit? Pallavra janë ‘filmat e shkurtër&dokumentarët’ që pretendohen nga organizatorët e dukshëm!!! Me antivlera janë tu e mbajtë me zor gjallë, i madh e i vogël këtë festival (nese mujm me quajte festival). E na çka me ba? Me i ruajtë fortë fmijtë nga ky degjenerim”, ka shkruar kryetari i Bashkësisë Islame Besim Berisha në rrjetin e tij social.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...