18/09/2024

BDI: Qeveria stopon projektin tonë për bulevard në rrugën për Kosovë “Hasan Prishtina”

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e ka akuzuar Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për qasje monoetnike dhe krijime të skandaleve.

“Qeveria monoetnike po avanson nga një skandal në ditë, tashmë po bëhen nga disa skandale në ditë, 60 ditë qeverisje, 120 skandale”, thuhet në reagim.

BDI e ka konsideruar “të papranueshëm dhe të parealizueshëm propozimin e qeverisë monoetike që problemet me qytetin e Shkupit të zgjedhen në kurriz të shqiptarëve, edhe atë duke e ndaluar ndërtimin e bulevardit Hasan Prishtina në rrugën për Kosovë si dhe nyjen tek semaforët në rrugën “Slovenia”, që gjithashtu e lidh Çairin me rrugën për Kosovë”.

BDI e ka kritikuar edhe koalicionin VLEN që është pjesë e Qeverisë për siç kanë thënë ata mosreagim.

Sipas tyre, ky koalicion po i shërben politikave antishqiptare.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...