15/06/2024

BE-ja e shqetësuar për veprimet e fundit në veri: Janë të pakoordinuara

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Bashkimi Evropian ka thënë se me shqetësim ka përcjell operacionin policor të së hënës në zyrat e Bankës së Kursimeve Postare Serbe në veri të Kosovës. BE-ja veprimet e policisë i cilëson të pakoordinuara dhe janë përshkallëzuese.

“Mbyllja dhe konfiskimi i këtyre zyrave pa paralajmërim apo koordinim paraprak dhe vetëm pak ditë pas takimit të fundit të dialogut, ku u trajtua edhe çështja e ambienteve të Bankës së Kursimeve Postare, është përshkallëzuese dhe bie ndesh me frymën e normalizimit dhe cenon mirëbesimin e Kosovës, në arritjen e normalizimit të marrëdhënieve përmes dialogut”, ka theksuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një reagim zyrtar lidhur me operacionin e djeshëm policor ndaj institucioneve financiare serbe në veri të Kosovës.

Ky operacion rezultoi me konfiskimin pronave dhe parave si dhe me mbylljen e gjashtë objekteve të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat me shumicë serbe.

Në reagimin Zyrës së shtypit të BE-së thuhet se institucionet me seli në Bruksel “me shqetësim” përcollën operacionin policor të së hënës në zyrat e Bankës së Kursimeve Postare Serbe në veri të Kosovës.

Këto në komunikatë cilësohen si veprime të pakoordinuara, ndërsa të njëjtat, siç thuhet në dokument, vënë në rrezik zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit.

“Operacioni i së hënës dëshmon sërish se autoritetet e Kosovës kanë prioritet veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara sesa bashkëpunimin me miqtë dhe aleatët e saj”, thuhet në komunikatë.

Precizohet gjithashtu se operacionet e ditës së djeshme rrezikon edhe negociatat e vazhdueshme për një zgjidhje të përkohshme për personat e prekur negativisht nga rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për operacionet me para të gatshme.

Bashkimi Evropian tutje i kërkon Kosovës dhe Serbisë që të kthehen në tryezën e negociatave dhe të pajtohen me propozimin e fundit të kompromisit të paraqitur nga Lehtësuesi i BE-së që u lejon përfituesve të kualifikuar të marrin transferta financiare nga Serbia. Operacioni policor u zhvillua pak ditë pas takimit të dështuar mes Kosovës e Serbisë ku mëtohej gjindja e zgjidhjes së përkohshme për zbatimin e rregullores së BQK-së. Ishte takimi i shtatë ku, pa sukses, u trajtua çështja e dinarit.

Kryenegociatori nga Kosova, Besnik Bislimi, në fund të takimit tha se nuk do ketë më biseda për këtë temë. Edhe emisari evropian për dialog Miroslav Lajçak në prononcimin e tij lë të ditur se organizimi eventual i takimit tjetër do varet nga gatishmëria e palëve që të bëjnë kompromise.

Nga BE nga ana tjetër porosisin se statusi i të gjitha strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia është paraparë të zgjidhet në dialog, e në lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave me Shumicë Serbe.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...