08/10/2024

Blinken këtë javë në Shqipëri, në fokus e ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryediplomati amerikan, Antony Blinken, do të nisë një vizitë katërditore në Shqipëri dhe Gjermani për të diskutuar, ndër të tjera, mbështetjen për Ukrainën dhe përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme, raporton Anadolu.

Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken, do të rikonfirmojë marrëdhëniet e fuqishme me Shqipërinë, të cilën SHBA-ja e sheh si një “partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor” dhe një “aleat të fortë” në mbështetjen e Ukrainës, tha zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller.

Yuri Kim, zëvendësndihmës sekretarja kryesore e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, tha se vizita e Blinken në vendin ballkanik të Shqipërisë, e cila vjen ndërsa të dy vendet po përgatiten për të festuar 100-vjetorin e marrëdhënieve, do të fokusohet në të ardhmen Shqipërisë, Ballkanit Perëndimor dhe Evropës.

Blinken do të ketë takime dypalëshe si me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj ashtu edhe me kryeministrin Edi Rama për të theksuar dhe nënvizuar “bashkëpunimin e shkëlqyeshëm” që SHBA-ja ka me ta dhe do t’i falënderojë ata që kanë qenë pritës kryesor të afganëve në nevojë, sipas Kim.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...