19/04/2024

Rusia: Izraeli sulmoi aeroportin në veri të Sirisë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se Izraeli sulmoi Aeroportin Ndërkombëtar Nairab në provincën veriore të Sirisë, Halep, raporton Anadolu.

Dy avionë luftarakë izraelitë F-16 lëshuan raketa lundrimi të hënën pa hyrë në hapësirën ajrore të Sirisë, të cilat goditën aeroportin, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Tre punonjës civilë të aeroportit u plagosën në sulm, thekson deklarata.

Rusia e ka kritikuar vazhdimisht Izraelin për kryerjen e sulmeve në territorin sirian me pretekstin e luftimit të grupeve të milicisë të mbështetur nga Irani, duke theksuar se sulmet vrasin civilë dhe shkelin ligjin ndërkombëtar./Mesazhi

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...