13/04/2024

Blinken: Vendet arabe nuk duan të ndërtojnë Gazën pa një zgjidhje afatgjatë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se vendet arabe nuk kanë dëshirë ta ndërtojnë sërish Gazën pa një zgjidhje afatgjatë, me dy shtete ndaj problemit Izrael-Palestinë, transmeton Anadolu.

Blinken bëri vlerësim për çështjen Izrael-Palestinë në televizionin CNBC.

Duke mbrojtur idenë se, ndryshe nga e kaluara vendet arabe janë të gatshme dhe kanë dëshirë të integrojnë Izraelin në rajon dhe të ofrojnë garanci sigurie, Blinken tha se “Por, po aq të vendosur janë edhe në rrugën që shkon drejt shtetit palestinez, sepse ashtu si ne edhe ata mendojnë që asnjëherë nuk do të arrihet në paqen dhe stabilitetin e vërtetë deri sa ky problem të zgjidhet”.

Pasi pretendoi se vendet arabe përfshirë Arabinë Saudite janë të gatshëm si asnjëherë më parë të bëjnë disa gjëra në marrëdhëniet me Izraelin, Blinken theksoi se duhet të merret një vendim në fund të konflikteve që vazhdojnë aktualisht në rajon.

Duke bërë të ditur se duhet të zbritet në themelin e problemit në rajon për një të ardhme më të sigurt, Blinken u shpreh se “Vendet arabe, shprehen se ‘Duhet të zgjidhni problemin e Palestinës’. Për shembull, ne nuk do të ndërmarrim veprime për rindërtimin e Gazës vetëm sepse do të shkatërrohet përsëri pas një apo pesë vitesh dhe më pas do të na kërkohet ta rindërtojmë atë”.

Blinken vuri në dukje se Izraeli aktualisht po fokusohet në Gaza, por më pas duhet të marrë vendime themelore dhe theksoi se siguria reale e përhershme në rajon kalon përmes zgjidhjes me dy shtete.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...