Dy raketa ruse goditën një zonë të banuar në qendër të Kharkivit, duke plagosur 17 persona, dy prej tyre rëndë dhe duke dëmtuar shtëpitë dhe ndërtesat kolektive.
Ekipet e shpëtimit kërkuan nëpër rrënojat të mbijetuarit, kurse kryebashkiaku i përshkroi dy “shpërthimet si tejet të fuqishme” dhe tha se të paktën 10 apartamente u dëmtuan, transmeton Telegrafi.
Shefi i policisë rajonale Volodymyr Timoshko tha për transmetuesin publik Suspilna, se njëra predhë goditi rrugën dhe tjetra një ndërtesë banimi trekatëshe. Zjarri shpërtheu në dy katet e spitalit përballë pallatit, por është shuar.
Guvernatori rajonal i Kharkivit, Oleg Sinehubov, shkroi në Telegram se 12 persona të lënduar ndodheshin në spital, duke përfshirë dy gra që u plagosën rëndë.