15/06/2024

Çmenduria serbe nuk paska kufi!

të fundit...

- Advertisement -spot_img
Shkruan: Burim Piraj
Retorika e ditëve të fundit e presidentit serb Vuçiq është kopje e retorikës së presidentit Rus Putin para se të sulmonte Ukrainën.
Ai atë kohë deklaronte se Rusia nuk do luftë, Rusia është e interesuar për paqe, nga ana tjetër dërgoj në kufirin me Ukrainën qindra mijëra ushtar dhe më në fund sulmoj.
Për dallim nga Rusia, Serbia kapacitetet ushtarake i ka shumë të vogla, përveç kësaj ushtarët serb njihen si shumë trima kundrejt pleqve, grave dhe fëmijëve, mirëpo kur kanë të bëjnë me kundërshtar të armatosur ata përherë i kanë humbur betejat dhe luftërat duke filluar nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Kosova.
Ushtria Serbe nuk ishte e aftë të përballonte sulmet e UÇK-së që dy ushtar e kanë pas një pushkë e në ditën e sotme gjërat kanë ndryshuar dhe Serbia po i bënë llogaritë shumë keq.
Le ta dije Serbia dhe çdo serb, se çka hy në Kosovë gjallë do të kthehen xhenaze për në Serbi, çka hyn mjete të blinduara në Kosovë, nuk do të kthehen më për Serbi, ato ose do të konfiskohen nga ushtria e Kosovës ose do të shiten për skrap pas shkatërrimit.
Kur të thellohet lufta shqiptarët do t’i kthejnë trojet që i janë marr nga Serbia shekujt e fundit.
Serbia kufirit te Molla Kuqe i thotë kufiri Otoman, po këto janë trillime serbe, sepse ai kufi është i Kosovës dhe është i ditur ndërkombëtarësh.
Në Kosovë ka Xhami myslimane, Kisha katolike dhe Kisha ortodokse, nuk ka kisha serbe sepse në kohën kur janë ndërtuar kishat nuk ka ekzistuar shteti serb dhe shumica e besimtarëve kanë qenë shqiptar. Termi “Kishat Serbe” duhet të hiqet nga fjalori politikë në Kosovë dhe përherë duhet të referohemi me termin Kisha Ortodokse.
Lufta nuk është e mirë, dhe ka shumë vuajtje, shumë të pa fajshëm e pësojnë, mirëpo kur është rasti ynë kur Serbia na bie në qafë, ne nuk kemi ku të shkojmë, ne një ditë do të vdesim ashtu kështu dhe nuk do të dorëzohemi deri në frymën e fundit derisa të fitojmë me emër të Zotit.
Çmenduria serbe nuk paska kufi!
- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...