10/04/2024

CNN:80 përqind të të burgosurve palestinezë që Izraeli planifikon t’i lirojë nuk janë gjykuar fare

të fundit...

- Advertisement -spot_img

CNN ka hulumtuar sesa palestinezë të burgosur në Izrael, që do të duhej të liroheshin në kuadër të marrëveshjes me Hamasit, nuk janë gjykuar për krime, pavarësisht se janë në burgje.

Pas një analize të 300 emrave të burgosurve që Izraeli e publikoi duke theksuar se këta emra mund të lirohen, CNN ka konstatuar se 80 për qind e tyre janë burgosur – që do të thotë se asnjëri prej tyre zyrtarisht nuk është gjykuar apo ngritur padi kundër tyre.

CNN gjithashtu raporton se në dy apo tre muajt e fundit në burgjet izraelite kanë përfunduar afro 9 mijë palestinezë, transmeton Telegrafi.

Guardian disa javë më parë ka raportuar se të gjithë të burgosurit që janë në listën për lirim, janë nga Bregu Perëndimor dhe Jerusalemi.

Ata shtuan se Izraeli ka refuzuar të lirojë ata që janë gjykuar për vrasje dhe se shumica kanë përfunduar në burg apo paraburgim për shkak të gjuajtjes së gurëve, dëmtim të pronës dhe kontakte me organizatat “armike”.

Në mesin e tyre ka edhe persona me akuza të rënda – siç është sulmet me thikë dhe prodhim të mjeteve shpërthyese.

Guardian raporton se shumica e tyre gjenden në të ashtuquajturën qendrën administrative të paraburgimit. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...