12/11/2024

Dallëndyshe Bici refuzon mandatin e deputetit, pritej të zëvendësonte Arben Ahmetajn

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Dallëndyshe Bici ka refuzuar mandatin e deputetit. Ajo do duhet të merrte mandatin e Arben Ahmetaj, i cili e humbi manadatin e tij të deputetit pasi për 6 muaj nuk ka shkuar në Kuvend.

Me anë të një letre drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Bici ka bërë të ditur se për shkak të angazhimit të saj në krye të Agjencisë së Kadastrës, nuk do të vijojë me procedurat për marrjen e mandatit të deputetit.

Në bazë të renditjes së kandidatëve të PS-së për Tiranën, Dallëndyshe Bici fitoi vota preferenciale fitoi 4977 vota dhe u rendit e 21-ta në listën e kandidatëve të PS për Tiranën.

Pas refuzimit të saj për të marrëmandatin e lënë bosh nga Ahmetaj, e drejta për të i shkon Plarent Ndrecës, i cili ka siguruar në zgjedhjet e vitit 2021, 4008 vota në Tiranë.

Kujtojmë se ish-zëvendës kryeministri Ahmetaj ndodhej në arrati që prej 6 muajsh. Ai ndodhet në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe fshehje të produkteve të veprës penale. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...