05/02/2025

Dega e LDK-së në Gjilan fton Prokurorinë ta hetojë Alban Hysenin

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan e ka ftuar Prokurorinë që ta hetojë kryetarin e komunës së Gjilanit, Alban Hysenin.

Sipas kësaj dege, tash së fundi, Hyseni ka blerë vetë kamionin me vlerë prej 47,919.52 eurosh, pa asnjë procedurë tenderimi dhe mosrespektimi të ligjeve për financat dhe prokurimin publik, raporton Klan Kosova.

“Ky veprim i fundit i të parit të ekzekutivit përbën shkelje të rëndë të ligjit të prokurimit, andaj institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë”, thuhet në reagimin e LDK-së.

“Dy vizitat e të parit të ekzekutivit të Gjilanit z. Hyseni, bashkë me dy drejtorë komunal në Gjermani, janë realizuar për të blerë një kamion për Ndërmarrjen Publike Lokale ‘TREGU’ në vlerë prej 47,919.52 euro”, thuhet tutje.

“Ky veprim skandaloz i tyre, nuk është i fundit për këtë blerje në formë ‘pazari’, pasi vetëm për një vizitë në Gjermani kemi faturën e paguar prej 3,151.52 euro, për udhëtim e dreka zyrtare nga buxheti i NPL Tregu”, thuhet më tej në reagimin kësaj dege.

Sipas LDK-së në Gjilan, ka edhe shpenzime tjera që janë paguar nga buxheti i komunës për këtë çështje.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...