“Demokracia Konservatore” dënon ashpër rastin e vrasjes makabre në oborrin e QKUK-së të shtatzënës 35 vjeçare nga ish-bashkëshorti saj. Vrasja e tillë krahas kualifikimit si vepër e rëndë penale e vrasjes së gruas shtatzënë e cila mund të dënohet me burgim të përjetshëm në vete është edhe vrasje e dyfishtë. Është humbje e dy jetëve njerëzish.
“Demokracia Konservatore” duke ju referuar praktikave të mëhershme ku për shkak të veprave të caktuara penale kemi pasur reflektim deri në dorëheqje të bartësve të lartë institucional, konsideron se është detyrim dhe përgjegjësi morale, politike e institucionale që bartësit e institucioneve dhe ministrive përkatëse të reflektojnë deri në dorëheqje. Rastet tronditëse sikur se ky duhet të jenë pikë kthese e mënyrës së politik bërjes, menaxhimit të rasteve dhe reagimit të institucioneve.
“Demokracia Konservatore” konsideron se rastet sikur se ky janë në kundërshtim me të gjitha vlerat e mira të traditës sonë fetare e cila përcakton se kush do që vret një njeri është sikur të kishte vrarë mbarë njerëzimin.
Ndërsa ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit tonë që të reflektojnë dhe të largohen nga çdo bindje kanunore që e trajton gruan si objekt e send ndaj të cilës legjitimohet padrejtësia.