16/09/2024

Dentistët mund të tregojnë shumëçka rreth gjendjes shëndetësore vetëm duke kontrolluar gojën

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Njerëzit që shkojnë të dentisti për qëllim kanë të dinë se si është gjendja e dhëmbëve e mishrave, mirëpo dentisti vetëm me një kontroll mund të tregojë shumëçka për pacientin, për rutinën e tij, higjienën, shprehitë, ushqimin dhe gjendjen shëndetësore.

“Shumëçka nga shëndeti i dikujt mund të kuptohet vetëm duke i kontrolluar gojën”, ka thënë dentisti Kami Hoss për HuffPost.

Ai ka treguar se mikrobet e gojës mund të hyjnë në gjak përmes mishrave që gjakosen apo ndonjë kanali të hapur të rrënjës së dhëmbit e të shkojë nëpër trup duke shkaktuar infeksion apo inflamacion.

Gjërat që dentisti mund të dijë janë këto:

Rutina e pastrimit me pe

“Doktori e di nëse i pastron dhëmbët rregullisht dhe nëse i ke pastruar para se të shkosh në kontroll. Mishrat që nuk pastrohen rregullisht duken më të kuq, të inflamuar dhe mund të jenë të gjakosura”, ka thënë ortodontia Erin Fraundorf, e cila ka shtuar se në momentin që dentisti e sheh gojën e di se a ka pacienti sëmundje të mishrave.

Llojin e ushqimit që konsumon pacienti

Njollat nëpër dhëmbë tregojnë se çfarë ushqimi konsumon pacienti, se a konsumon më shumë ushqim me sheqer, a pi kafe, çaje, të cilat varësisht nga shpeshtësia e konsumimit, mund të krijojnë kavitete e prishje në dhëmbë.

Ushqimet që kanë shumë acid dhe pijet me shumë sheqer mund të shkaktojnë sëmundje të mishrave të dhëmbëve.

A ka pacienti diabet

Njerëzit me diabet shpesh kanë mishra të inflamuar, ënjtje, gjakosje dhe mishra shumë të ndjeshëm.

Njerëzit që kanë erën e gojës si të acetonit, (acetoni që fshinë llakun e thonjve), mund të kenë prezencë të madhe të acideve që prodhon mëlçia që quhen ketone. Këtë problem shpesh e kanë personat me diabet të tipit 1, por shpesh mund të ndodhë edhe tek personat me diabet të tipit 2.

Nëse pacienti ka mungesë të vitaminave e mineraleve

Mungesa e vitaminave e mineraleve mund të ndikojë në dhëmbë dhe mishra. Gjendje si thatësia në gojë dhe mishrat e gjakosur ndodhin shpesh kur pacienti ka mungesë të ndonjë vitamine.

Nëse pacienti ka mungesë të hekurit, atëherë mishrat mund të dobësohen dhe të humbasin nuancën natyrale të ngjyrës së kuqe dhe të bëhen ngjyrë rozë të hapur apo edhe të bardhë.

“Mishrat me ngjyrë roze shumë të lehtë dhe  të zbehtë mund të jenë shenjë e anemisë”, ka thënë Fraundorf.

Nëse pacienti është majtak apo djathtak

Ortodontia ka shpjeguar se pacientët djathtak pastrojnë më mirë anën e majtë të dhëmbëve të lartë. E kundërta e kësaj ndodhë të majtakët.

Nëse pacienti ka probleme me ngrënien

“Pacientët me probleme me ngrënie, sidomos ata me sëmundjen e bulimisë, shpesh kanë erozion në gojë për shkak të acidit të stomakut që vjen lartë në gojë”, ka thënë ajo.

Nëse pacienti ka probleme gastrointestinale

Varësisht nga era që krijohet në dhëmbë e gojë, dentisti mund të dijë nëse pacienti ka probleme gastrointestinale. Përveç kësaj, acidi i stomakut mund të dëmtojë dhëmbët e mishrat duke shkaktuar ulcerë para se të shfaqen problemet në zorrë.

Manifestimet e tilla, si mishrat e lënduara e ënjtjet mund të jenë kritike për diagnostikim të hershëm e trajtim të çështjeve serioze shëndetësore.

Nëse pacienti ka shenja të ndonjë kanceri

Shenjat e leukemisë  mund të shkaktojnë rritje të mishit të dhëmbëve dhe gjakosje. Këto manifestimet orale mund të jenë shenja të hershme për diagnostikim e trajtim të sëmundjeve serioze.

Kanceri i gojës mund të shkaktojë gjakosje të pashpjegueshme dhe të krijojë pika të bardha e të kuqe, ndryshime në të kafshuar dhe gunga e ënjtje në pjesë të caktuara të gojës.

“Nëse pacienti ka ndonjë shenjë të tillë, pas kontrollit te dentisti, duhet të caktojë kontroll tek mjeku tjetër përkatës”, ka thënë Fraundorf.

Nëse pacientja është shtatzënë

Disa grave mund t’ju zhvillohet një lloj tumori në gojë, që quhet tumori i shtatzënësisë, i cili nuk shkakton ndonjë problem dhe largohet me përfundimin e shtatzënisë.

Shtatzënia gjithashtu mund të shkaktojë edhe sëmundjen e mishrave që quhet gingivit, për shkak të nivelit të lartë të normonit në quhet progesteron, për shkak të të cilit ndodh rritja e baktereve.

Dentistët gjithashtu mund të dinë nëse pacienti ka edhe të tjera probleme shëndetësore, si sëmundja e veshkave, sëmundjet autoimune, stresin, gjumin, konsumimin e duhanit, alkoolit e shumë të tjera.

Mirëpo ortodontët kanë bërë të ditur se era e gojës, mishrave apo dhëmbëve mund të jetë shenjë edhe pastrimit shumë të shpeshtë dhe fërkimit me forcë, sidomos tek mishrat, sepse fërkimi me forcë mund t’i dëmtojë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...