18/09/2024

SHBA-ja sanksionon kompanitë turke dhe hungareze shkaku i bashkëpunimit me Rusinë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Departamenti Amerikan i Financave ka vendosur sanksione kundër më shumë se 400 individëve, kompanive dhe organizatave për shkak se produktet e tyre ndihmojnë luftën e Rusisë dhe në mesin e atyre të sanksionuar janë kompani nga Turqia dhe Hungaria.

Zëvendëssekretari i Departamentit të Thesarit të SHBA-së, Wali Adeyemo, tha se vendosja e sanksioneve përfaqëson një vazhdimësi të angazhimeve të marra nga presidenti amerikan, Joseph Biden dhe kolegët e G7 për të ndërprerë zinxhirët e furnizimit dhe kanalet e pagesave të kompleksit ushtarak-industrial të Rusisë.

Sanksionet nënkuptojnë ngrirjen e aseteve dhe fondeve në SHBA, që përfshin kompanitë që janë në pronësi të shumicës ose tërësisht nga individë të caktuar. Siç është raportuar në Uashington, Departamenti i Thesarit po synon një numër “rrjetesh transnacionale”, duke përfshirë ato të përfshira në prokurimin e municioneve dhe pajisjeve ushtarake për Rusinë.

Si mënyra më e zakonshme për të furnizuar Rusinë me lëndë të para kritike për industrinë ushtarake, amerikanët përmendin kompanitë civile ruse, institutet dhe qendrat kërkimore. Nga vendndodhjet e kompanive që përdoren për të anashkaluar sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga Perëndimi, më të përmendurat janë Hong Kongu, Emiratet dhe Kina.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...