02/12/2023

Dështon samiti për Gazën pas bombardimit të spitalit, Biden anulon vizitën në Jordani

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Vendimi i Joe Bidenit që të anulojë ndalesën e planifikuar në Jordani pas vizitës në Izrael, vjen pasi që Jordania anuloi samitin katër-palësh të enjten me presidentin amerikan dhe zyrtarët egjiptian dhe palestinezë.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas deklaroi më herët se nuk do të marrë pjesë në takimin në Jordani.

E zyrtarët e lartë palestinezë thanë se Abbasi në vend të kësaj do të rikthehet në Ramallah, në selinë e qeverisë së tij në Bregun Perëndimor, pas shpërthimit në spitalin e Gazës, që palestinezët thonë se vranë qindra persona dhe akuzojnë Izraelit që po i mohon kategorikisht akuzat të jetë përfshirë në sulm. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...