21/06/2024

Kovaçevski: Nuk duam të jemi në një grup me Kosovën dhe Bosnjën, jemi shumë përpara tyre

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski, sot ka deklaruar se nuk mund të lejohet që Maqedonia e Veriut të ndahet nga Shqipëria dhe Mali i Zi në rrugën drejt BE-së. Kryeministri sot është pyetur në lidhje me këtë, pas Samitit në Tiranë.

Kovaçevski tha se “ne nuk dëshirojmë të jemi në një grup me Kosovën dhe Bosnjën”.

“Ne nuk duam të jemi në një grup me Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën. Shumë respekt për ato vende, por ne jemi shumë para tyre”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski tha se “një herë jemi ndarë nga Kroacia për shkak të mosmarrjes së vendimeve” dhe nuk mund të lejohet që kjo të ndodh sërish.

“Një herë u ndamë nga Kroacia, të njëjtët që nuk i merrnin vendimet atëherë dhe tani janë kundër vendimeve për integrimin evropian. Sot Kroacia është shtet anëtar i BE-së, e cila ka futur euron dhe është pjesë e Shengenit, por ne nuk jemi”, tha Kovaçevski./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...