22/06/2024

Dhuna në Kuvend, reagon ambasadori Hovenier

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas dhunës së sotme në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Hovenier thotë se është për të ardhur keq të shohesh atë që ndodhi në Kuvend.

Sipas tij, dallimet duhet të zgjidhen përmes diskursit, që është qëllim themelor i çdo legjislativi të demokracisë.

“Është për të ardhur keq të shoh se çfarë ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës. Do të doja të mos kisha nevojë ta thosha këtë: përdorimi i dhunës nuk është kurrë një mjet i pranueshëm për të shprehur mosmarrëveshje. Në çdo demokraci shpesh ka dallime të forta. Por dallimet duhet të zgjidhen përmes diskursit – një qëllim themelor i çdo legjislativi të demokracisë” tha Hovenier.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...