Një shtëpi është djegur plotësisht në fshatin Rakosh të Istogut.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuarse rasti ka ndodhur rreth orës 07:00.

Ai bëri të ditur se në këtë incident nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit për të shuar zjarret.

Sipas familjarëve, dyshohet se zjarri ka shkaktuar për shkak të problemeve me energjinë elektrike.