23/07/2024

Dje i mbusha 29vjet!

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ndersa sot po e çes hapin e pare drejte realizimit te dekades se trete, m’kujtohet dita e pare si 20 vjeçar. Isha azilant n’Europe! Megjithse s’pata qite pike loti, zemra dojke me m’pelcite prej merzise se s’isha dale prej qefi por kisha dale me shpresen se do arrija me bo diçka. Me ia ngjite doren familjes, zaten si vllau i madh prej meje pritej… – edhe kjo si shume tjera orvatje drejte suksesit shkoi huq. M’u desh m’u kthy!
Kujtoj mire, isha duke u kthy pas gjashte muajsh e nje dite. Isha i ulun afer dritares kur piloti na tregoi se s’kishte shume e do zbrisnim, po e ndegjoja ndersa syte i kisha t’mberthyem tek ato trojet e thata te Kosoves dhe menojsha me vete, “po kthehna ma i varfen se qe dola” – n’fakt s’mujsha me besu se “po kthehna ma i varfen se qe dola”!
Ne ate gjendje, aeroplani sa s’kish prekur token, e pata thane ni lutje me tane qenjen tem ‘O Zot, mos m’bo myftjaq per kerkon!”. Thone se lutja e udhetarit dhe nevojlise nuk kthehen prapa. Sic duket une shpresoja ti godisja t’dyjat!
U ktheva! – ama per çudi s’isha ma i merzitun, perkunder isha i inatosun. Isha i inatosun me veten sepse besoja qe m’shkoj koha huq e une s’arrita kurgjo me bo. Qysh veç une meta e tjeret kane ece?! Duhet me “rreh hekrin sa o i nxehte” thone, e une s’ja pata fale dakikin vetes. Zemrimin e mllefin qe kisha akumulu e perdorsha si derivat qe’mdhezke e m’bojke çdo dite t’lume me dale n’8 nga shpija e me u kthy 12, 1 apo kajhere edhe me bujte jashte duke mesu programim.
I kam diku hala shkrimet duke e simulu for { } loopen ne fletore, hap-pas-hapi se dojsha me analizu jo veç si funksion siperfaqsisht por edhe çka po ndodhe n’memorie! Edhe rrjetet sociale e t’gjitha portalet i pata blloku me IP-ja! Hala ma lujne lojen shoqnia se nime pak psikopat jom kane, e di 😅 ama veç fokusin kam dashte me rujte.
Ndonse vitet kalonin, obsesioni veçse rritej! Msoja programim, marketing e shitje. U thellojsha n’programim e u zgjerojsha n’kto tjerat, krejte kta me synimin e qarte; m’u bo i zoti i vetit.
Ky obsesion m’çeli udhe e m’boni me udheheqe e zhvillu sherbime a produkte per kompani milionshe ne Kosove dhe per kompani miliardshe neper bote. Me punu si asistent ne Kolegj e konsulent ne projekte t’Bashkimit Europian. Me ju bo zgjidhje softuerike bizneseve n’Europe, n’Irlande e deri ne Amerike! Me plot kuptimin e fjales, prej idese n’kry deri tek aplikacioni ne doren e perdoruesit, bizneset kane besu ekspertizen tem.
Besom s’ishte veç fat.

Tani kur jam n’prag te permbylljes se kesaj dekade, e shoh shume qarte: Ajo çka te çon perpara nuk eshte veç puna dhe shpresa, por element jashtezakonisht i rendesishem eshte edhe aftesia e promovimit. Kjo eshte arsyeja pse kom vendose me mbajte nje trajnim per developera dhe njerz teknik se si t’a promovojne veten. Kudo n’kofshin me dite si m’u bo magnet per mundesi te mdha!
Nese edhe per ty diferencimi eshte i rendesishem – zine karrigen duke u regjistru nga ky link: https://forms.gle/eHUAZaXPkENjJbeS8

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...