25/06/2024

Do ta diskutojmë me anëtarësinë dhe do të marrim qëndrim thotë Jasharaj pas vendimit të Qeverisë për 50 euro shtesë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), Rrahman Jasharaj ka thënë se pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për subvencionimin e sektorit publik prej 50 eurove për tre muaj, nuk është realizuar asnjë kërkesë e tyre.

Jasharaj në një prononcim ka thënë se ajo që ka deklaruar kryeministri dhe ministri i Financave nuk është bërë në marrëveshje me ta, dhe se në asnjë rast nuk janë konsultuar dhe se nuk janë ulur bashkë në takim.

Ai po ashtu tha se kërkesa e tyre prej 100 euro, deri në miratimin e Ligjit të Pagave, (për të cilën pretendon që edhe ky Ligj të bëhet në konsultim me ta), është bërë për të ju ardhur në ndihmë punëtorëve, siç tha ai duke i pa çmimet që po rriten vazhdimisht.

“Por ajo që mund të them për momentin nga komunikimet e para, ajo që ka deklaruar kryeministri, e ministri Murati nuk është bërë në marrëveshje me ne, nuk jemi konsultuar dhe nuk jemi ulur bashk. Është një vullnet i tyre, por nuk është realizuar në këtë rast asnjë kërkesë e jona. Kërkesa prej 100 euro ka qenë në rrugëtimin tonë duke i pa çmimet që po rriten vazhdimisht. Duke pa që Ligji i Pagave mund të vonohet, 100 euro janë një shumë modeste, edhe pse ajo nuk ka ndonjë domethënie shumë të madhe. Por do të ishte një sinjal i qeverisë, që qeveria po mendon për shërbyesit civil, për punëtorët e arsimit, për këta në shërbimet publike, zjarrfikësit, policë dhe të tjerë”, ka thënë ai.

Kryetari i SBASHK-ut tha po ashtu se vendimin e qeverisë do ta diskutojnë me anëtarësinë e tyre dhe do të marrin qëndrim.

“Kjo që ka bërë kryeministri e ka bërë njëanshëm, pa u konsultuar me ne. Do të diskutojmë dhe të marrim qëndrim, por edhe grevistët nuk do të jenë të kënaqur dhe këtë shumë nuk do ta pranojnë. 100 euroshin e kërkuam që të fillojë së implementuari çdo muaj deri të filloj Ligji i Pagave i punuar në konsultime dhe në marrëveshje me ne. Asgjë nuk ka ndryshuar kjo që ka bërë Kurti sot. Por ne do ta respektojmë vullnetin e anëtarësisë, këtë realitet do ta diskutojmë me anëtarësinë përmes kryetarëve që i kemi të nivelit komunal”, tha ndër të tjera Jasharaj.

I pyetur se a do të takohen me presidenten Vjosa Osmani, ai tha: “Po. Fillimisht sot jemi duke u përgatitur që gjërat tona t’i themi në takimin prej orës 15:00 që pritet të mbahet me presidenten, Vjosa Osmani. E pastaj do të diskutohen këto çështje me organet udhëheqëse të BSPK-së, Këshilli grevistë e pastaj me anëtarësinë tonë”.

Jasharaj ka folur edhe për deklaratën e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili tha se “Unë nuk dua ta kaloj kryetarin e BSPK e të takoj kryetarët e sindikatave”?

“Kryeministri i ka ikur disi realitetit. Le të takohet për ditë me kryetarin Hykolli dhe ne i gëzohemi. Por në rast kur kemi greva, Bashkimi i Sindikatave duke u konsultuar me federatat anëtare, e cakton Këshillin grevistë qendror dhe pastaj ky Këshill është i obliguar dhe i autorizuar që të përfaqësoj kërkesat e tërë federatave në takimet me institucionet. Ne nuk e mohojmë dhe lutemi e urojmë që kryeministri të ketë takime me Hykollin, se është kryetari ynë. Por në rrethanat e tashme, ai ka obligim sipas Ligjit për organizmin e grevave të takohet me Këshillin grevistë, i cili ka autorizimet nga vet anëtarësia dhe është i zgjedhur nga vullneti i federatave pjesëmarrëse dhe anëtare të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës”, tha ndër të tjera, Jasharaj.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...