08/10/2024

Dorëheqjet e Hungarisë e lënë Viktor Orbanin në krizën më të madhe deri tani

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Hungaria është tronditur nga dorëheqjet e papritura, të dy prej grave më të njohura dhe më të suksesshme në partinë qeverisëse Fidesz të dominuar nga meshkujt.

Siç raporton BBC, është bërë kërcënimi më i madh për qeverisjen e kryeministrit Viktor Orban që kur ai u kthye në pushtet në vitin 2010.

Presidentja Katalin Novak dhe ish-ministrja e Drejtësisë, Judit Varga morën përgjegjësinë për vendimin për faljen e ish-zv/drejtorit të jetimores shtetërore Endre K, i cili u burgos pasi detyroi fëmijët të tërhiqnin dëshminë e tyre kundër drejtorit të jetimores për abuzim seksual.

Ai ishte një nga 25 personat e falur nga presidentja gjatë vizitës së Papa Françeskut vitin e kaluar. Por emri i tij u bë publik vetëm më 2 shkurt.

Kjo çështje është bërë thellësisht problematike për qeverinë, e cila ka vënë në themel të politikës së saj mbrojtjen e fëmijëve dhe vlerat tradicionale familjare.

Më e keqja për Orbanin dhe partinë e tij, largimet e dy grave pasohen nga një ortek akuzash për mënyrën se si ai drejton vendin.

Dy dorëheqjet, të cilat erdhën mes protestave në rritje, e privuan Viktor Orbanin nga dy aleatë shumë të ndryshëm, por thelbësorë.

Sipas BBC, presidentja Novak kultivoi imazhin e “nënës së kombit”. Në opinion, ajo ishte e lidhur ngushtë me politikën popullore të inkurajimit të çifteve për të pasur më shumë fëmijë. Ajo gjithashtu promovoi një stil më gjithëpërfshirës, ​​më pak agresiv sesa kryeministri e roli i saj si kreu i shtetit ishte kryesisht simbolik.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...